Arrestohet 38-vjeçari nga Valareja, përndiqte 35-vjeçaren

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 38 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article