Gazetari i mirenjohur Telnis Skuqi, ka reaguar ndaj kryebashkiakut te Gjirokastres, Flamur Golemi.
Permes nje postimi ne fb, Skuqi ka akuzuar Golemin e Gjirokastres, per perdorimin e bashkise ne promovimin e nje palacoje te PS-se, duke ju referuar kandidatit per deputet te Qarkut Gjirokaster, Piro Dhimes.
Ja reagimi i plote i gazetarit Telnis Skuqi:
Përdorimi i faqes zyrtare të Bashkisë Gjirokastër për të promovuar një kandidat palaço për deputet është një abuzim i hapur me pushtetin dhe një shkelje flagrante e etikës institucionale.
Kryebashkiaku nuk e ka marrë mandatin për të bërë fushatë partiake me burimet publike, duke e kthyer administratën vendore në një zgjatim të partisë në pushtet.
Gjirokastra meriton institucione që respektojnë qytetarët, ndërsa kandidati të mos fshihet pas “fustanit” të kryebashkiakut, Flamur Golemit.
