FOTO/ Aksident, automjeti përplaset me barrierën e betonit, plagoset çifti i bashkëshortëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur.

Ata janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Share This Article