Aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak para mesnatës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake  automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti.
Share This Article