Nje dite pas publikimit te emrit te kandidatit te PS per deputet te Qarkut te Gjirokastres, Piro Dhima, tek Jugulajm.net kane ardhur dhe reagimet e para nga baza socialiste.
Qindra mesazhe i kane shkuar sekretarit te pergjithshem te PS-se, Blendi Klosit dhe thuhet se i jane percjelle dhe vete kryetarit te PS-se,Edi Rama, per kandidaturen e propozuar nga Kumbaro dhe Golemi.
Natyra e mesazheve derguar krereve me te larte te PS-se ka qene kundershtia ndaj Piro Dhimes, per te qene kandidat per deputet te PS ne Qarkun e Gjirokastres.
Zemerata e socialisteve te thjeshte eshte konkretizuar me disa fakte, qe per t’a jane thelbesore si prsh: arbitrariteti i Mirela Kumbaros per nominimin e Piro Dhimes, si kandidat per deputet pa pyetur bazen socialiste, perkatesia politike Piro Dhimes e cila nuk ka asnje dege apo fare me PS, mungesa e formimit arsimor i cili sipas socialisteve eshte i papranueshem etj..etj..etj.
Socialistet kane kerkuar spegime nga Klosi per kete arbitraritet te shfaqur nga Kumbaro me doza arrogance, qe i diktoi elektoratit te majte nje emer, qe nuk perfaqeson asgje veçse xhepit dhe vetes se tij.
Socialistet kane qene te prere me Klosin, qe figura e Piro Dhimes te rishikohet dhe te mos te aprovohet nga kryesia e PS per kandidat per deputet, pasi nuk do te votohet nga vete socialistet. Keta te fundit madje nuk kane kursyer propozime nominale per te qene kandidate per deputete nga radhet e PS ne Gjirokaster.
Keshtu shume prej tyre kane propozuar se ata do te perfaqesoheshin me mire nese do te jete Sokol Feruni, Spiro Ligu, Edi Sinojmeri, qe jane socialiste safi dhe ku angazhimi i tyre do te ishte maksimal ne fushate. Te tre emrat e propozuar nga socialistet e thjeshte, gezojne nje respekt absolut mes socialisteve dhe kane pas vetes histori te vertete suksesi, apo te rrenjosur fizikisht e familjarisht me PS historikisht.
Megjithate derisa te sheshohen gjerat mes socialisteve, veshtire se do te pajtohen per te votuar apo mbrojtur voten e Piro Dhimes, per te cilin thuhet se ate nuk e voton as familja e vet e pale më socialistet.