VIDEO/ Aksident, 2 automjete përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen 2 shoferët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Petovë të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Share This Article