Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga babai i tij i moshuar, se 32-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, menjëherë kanë kryer shoqërimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarit.
Mësohet se ky është rast i përsëritur dhune, ndërkohë që 32-vjeçari ka precedentë edhe për vepra të tjera penale.