LAJM I FUNDIT!!(FOTO) Aksident në aksin ”Delvinë-Kardhiq”, humb jetën 1 banor, ngordhin 2 kafshë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën ”Delvinë-Kardhiq”, pranë fshatit Fushë Vërri.

Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me 1 lopë dhe 1 gomar.

Si pasojë e goditjes, banori ka humbur jetën në vend, ndërsa edhe të dy kafshët kanë ngordhur nga përplasja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Share This Article