Motori përplas këmbësoren, humb jetën 75-vjeçarja

Jugulajm.net
1 Min Read

Aksident me pasojë një person i vdekur është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article