Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritet britanike pasi u gjet në një ‘shtëpi bari’.
33-vjeçari i identifikuar si Marin Hysa kishte mbërritur në Angli ilegalisht duke kaluar kufirin në pjesën e pasme të një kamioni.
Pasi policia bastisi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley më datë 18 korrik u zbulua dhe plantacioni i kanabisit të shqiptarit.
Sipas mediave polici gjatë kontrollit në shtëpinë e 33-vjeçarit shqiptar zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, siç ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike.
Ndërsa në dy dhoma në katin e sipërm “strehonin” përkatësisht 44 dhe 49 bimë të rritura dhe në një dhomë tjetër u zbulua 128 fidanë.
Pas arrestimit shqiptari para autoriteteve tha vetëm se ndodhej në pronë prej një jave.