FOTO/ Aksident, “Opeli” përplaset me furgonin dhe del nga rruga, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë dy të lënduar është shënuar pasditen e së premtes në aksin rrugor Korçë -Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zvirinë.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një fugon mallrash e një mjet tip “Opel”.

Nga përplasja e fortë mjeti “Opel” ka dalë nga rruga duke u përmbysur jashtë saj.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të lënduar janë dy persona, te cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkakun e këtij aksidenti.

Share This Article