Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon mot me kthjellime dhe vranësira, të cilat në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite do të vijnë në shtim.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 31°C;
në zonat e ulëta 16 deri 36°C;
në zonat bregdetare 18 deri 34°C.