Policia ka kryer kontrolle në Selenicë të Vlorës, në kuadër të opercionit “Territor i pastër”.

Si rezultat i këtij kontrolli janë zbuluar në fshatin Hadëraj rreth 334 bimë narkotike. Autori i i rastit të kultivimit të drogës është indentifikuar nga policia me iniciale A.C 30-vjeç.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim 30-vjeçarin gjithashtu kanë asgjësuar bimët narkotike të gjetura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.