Një 50-vjeçare është vënë në hetim pasi tentoi të dilte nga Shqipëria përmes Pikës Kufitare të Kakavijës me para të padeklaruara.
Gjatë kontrollit në kufi, gruas iu gjetën 41 mijë euro të padeklaruara. 50-vjeçarja Zh. D. tentoi të dilte përmes Kakavijës pa deklaruar paratë, ndërsa ishte banuese në Greqi.
Policia nisi procedimin në gjendje të lirë të saj për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” si dhe sekuestroi eurot në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.