Është gjendur pa shenja jete trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit, që mbrëme me makinën e tij tip Ford ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Raportohet se trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të aksidentuar. Kujtojmë se makina është shkatërruar thuajse totalisht nga përplasja e fuqishme.
I riu ka ecur me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore.
Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. Ndërsa, një person në vendngjarje thoshte se i riu ka ikur nga vendngjarja.