Një plantacion ‘gjigand’ kanabisi është shkatërruar nga policia belge të martën në mëngjes dhe sërish gisht kanë shqiptarët.
Siç mësohet në Koning Boudewijnlaan një ambient lavazhi ishte përdorur si strehë për të fshehur bimët e kanabisit, ndërkohë që mediat belge raportojnë se kontrollit të autoriteteve, u gjetën rreth 2500 bimë kanabisi.
Ishin fqinjët të cilët më vonë vunë re lëvizje të dyshimta përreth ndërtesës dhe lajmëruan oficerin e policisë lokale, i cili punonte në një pozicion të mëparshëm në departamentin e hetimit penal të zonës së Neteland-it, e vëzhgoi ndërtesën.
Ndërkohë, prokuroria publike e Limburgut kishte nisur gjithashtu një hetim për aktivitetet e të përfshirëve. Kjo ndodhi rastësisht, kur një ekip i policisë së autostradës kontrolloi një furgon në Tessenderlo pak kohë më parë.
Në zonën e ngarkimit, policia gjeti të ashtuquajturat mbetje prerëse, mbetje të një plantacioni kanabisi të vjelë. Hetimi i mëtejshëm tregoi se furgoni ishte parë më parë në afërsi të supermarketit Delhaize në Olen i cili ndodhet shumë afër me plantacionin e gjetur.
Plantacioni ishte fshehur në pjesën e pasme të sallës, e cila u nda në dysh me ndihmën e një muri të rremë. Shqiptarët do të kishin dashur të ruanin pamjen se me të vërtetë ekzistonte ende një lavazh makinash. Shërbimet komunale çmontuan plantacionin të martën në mëngjes, pas së cilës mijëra bimë u prenë.