Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe, ku kanë humbur jetën dy persona.
Tragjedia ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit I.I., 60-vjeç ka humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në një kanal i cili ka qenë i mbushur me ujë.
Policia dyshon se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën 60-vjeçari si dhe i riu 21-vjeç, Gj.M, banues në Rrëshen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.