Merr tjetër rrjedhë hetimi në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.
Këtë të hënë kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.
Policia është befasuar nga rezultatet, pasi në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta.
Policia i ka dërguar në poligon tre fëmijët për të parë nëse dinin të qellonin.
Autori i dyshuar Hysen Meta ka refuzuar të qëllonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt.
U zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur.
Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.