Një makinë është përfshirë nga flakët në Shkodër.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Lin Delija”, ka marrë flakë një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. L., 35 vjeç.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale në këtë automjet.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.