LAJM I FUNDIT/ Bombola shkakton zjarr në banesë, plagosen nënë e bir

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjare e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

28 vjeçari E.S dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe janë dëmtuar si pasojë e zjarrit.

Dy të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur