Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes.

Siç duket edhe nga foto makina ka rënë në kanal.

Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoferi.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Lushnjë/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.