Një tufë delesh në Greqi përjetuan një ndjesi të pazakontë.

Ndërsa ishin nxjerrë për të kullotur, ato u futën në një serë të mbjellë me kanabis mjekësor në zonën e Magnezias dhe konsumuan një sasi të madhe droge.

Ishte bariu i tyre ai i cili pikasi sjellje të çuditshme te delet.

Sipas medias greke “TheNewspaper.gr”, ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme jo vetëm nga moti i keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Pas gjithë kësaj përmbytjeje, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në serrë dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht”, thotë pronari i bimës së licencuar të kanabisit.