Një 31-vjeçar nga fshati Biçukas në Divjakë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia bën me dije se një 31-vjeçar ka qenë duke punuar tokën në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
“Në fshatin Biçukas, Divjakë, një shtetas 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, raporton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.