Një banesë është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati 5-katësh. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit.

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba, duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe fqinjët.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.