Një aksident me pasojë vdekjen e 5 shqiptarëve ka ndodhur pasditen e djeshme në Greqi.

Mësohet  se viktimat e aksidentit, që ishin punonjës sezonalë në vendin fqinj, janë;

Media greke ‘Protothema’ shkruan se ata ishin punëtorë ferme.

Viktimat janë
Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Kukësi, me banim në Durrës (shoferi)
Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë
Ardit Peposhi, 16 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë
Gazmen Brahaj.47 vjeç me banim në Durrës
Ilir Daci, 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranës

Nga hetimet paraprake automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.