Aksident këtë pasdite në kryeqytet. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor në Unazën e Madhe të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG.

Sakaq nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa pritet një njoftim nga policia e Tiranës.