Me dhjetëra qenë jane helmuar, duke u gdhire dita e sotme në Gjirokastër.

Konstatimi vjen prej Emin Kokalarit, blogeri i njohur gjirokastrit dhe njekohesisht avokat i te drejtave te kafsheve shtepiake.

Kokalari ka postuar ne llogarine e tij personale fragmente te helmimit te qenve neper rruget e qytetit.

Nga hulumtimi qe Jugulajm.net ka realizuar, mengjesin e sotem ne Gjirokaster jane gjendur te pajete 13 qenë ne zona te ndryshme ne lagjet “18 Shtatori” dhe “Granica”.

Deri me tani nuk ka asnje denoncim ne Policine e Gjirokastres per kete akt kriminal ndaj kafsheve.

Nuk dihen autoret e ketij helmimi masiv, por dyshimet jane shenjestruar ne shume drejtime.