Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro, Greqi.

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje dhe janë dërguar në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja nga një pistoletë me kalibër 9 mm.

Policia greke vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.