EMRI-FOTO/ 67-vjeçari humbet në Delvinë, familjarët kërkojnë ndihmë

Jugulajm.net
1 Min Read

Seit Murto 67 vjeç, banor i qytetit të Delvinës prej pasdites së djeshme rezuton i humbur.

Seiti jetonte prej vitesh i vetëm, ndërsa ishin të afërmit ata që kujdesishin për të, duke i ofruar ushqimin dhe duke e ndihmuar për mirëmbajtjen e shtëpisë, pasi kohët e fundit ishte i sëmurë.

Momenti i fundit që është parë Seit Murto ka qenë pasditja e djeshme dhe prej ati momenti askush nuk di për fatin e tij.

Të afërmit e tij apelojnë ndaj kujdo që mund ta ketë parë të kontaktojë në 0697571779.

Share This Article