Ndërron jetë 17 vjeçari që u aksidentua nga ish kryebashkiaku Bollano

Jugulajm.net
0 Min Read

Ka ndërruar jetë  gjatë natës në spital 17-vjeçari që u përplas ditën e djeshme me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Elton Nika u dërgua dje në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e  lëndimeve të rënda trupore që mori gjatë përplasjes.

Raportohet se i riu ka ndërruar jetë gjatë natës.

Ndërkohë Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Share This Article