Personat në foto janë dy shqiptarët që u vranë mbrëmjen e djeshme në një lokal në qendër të Nea Zmirnit në Greqi.

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme nga një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale.

Mësohet se viktimat janë persona me precedent penalë.

Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës.

Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset në zonë, si shpërblim për mbrojtjen nga grupet e tjera.

Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës.

Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa Armando Organja, 44 vjeç, mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.