Gjendet drogë në një prej burgjeve shqiptare.
Oficerët e burgut të Drenovës kanë gjetur dhe sekuestruar 6 doza kokainë brenda ambienteve të burgut.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se kokaina i përkiste të burgosurit Kristaq Izeti i cili po vuan dënimin pasi është akuzuar për “vjedhje”.
Policia e burgut ka arritur t’ja gjejë këtë sasi në gojë Izetit, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.
Menjëherë SHKB ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të kuptuar se si kjo sasi ka arritur që të futet brenda institucionit.