“Ne duhet ta rregullojmë shpejt sistemin tonë të prishur të azilit, pasi numri i njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre për të bërë kalimin e rrezikshëm të Kanalit vazhdon të rritet e rritet e rritet.
Ndalimi i abuzimit me sistemin dhe përshpejtimi i kthimit të emigrantëve të paligjshëm duhet të jetë një prioritet kyç për Kryeministrin e ri”.
Kështu ka deklaruar deputeti konservator i Bury North James Daly duke i kërkuar kreministrit Rishi Sunak kthimin e 10 mijë shqiptarëve.
Çështja e emigrantëve shqiptarë që mbërrijë në Britaninë e Madhe ka nxitur një valë reagimesh, teksa media dhe politikanët i lidhin shqiptarët me botën e krimit dhe kërkojnë që të merren masa për t’i kthyer pas.