Kristjana, 11-vjeçarja nga Saranda që u rrezua nga pallati po lufton për jetën, i duhet ndihmë, ja nr e celularit…

Jugulajm.net
1 Min Read

Më 1 tetor në qytetin e Sarandës u regjistrua një ngjarje e rëndë.

Një 11 vjeçare u rrëzua nga kati i katërt i pallatit të saj, teksa u nis drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Vajza Kristjana Nikolla, ndodhet në gjendje kritike për jetën, në koma teksa familja e vogëlushes gjendet në momentet më të vështira dhe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

I ati i Kristjanës, Dritan Nikolla kërkon ndihmë pasi vajzës i duhet urgjent gjak A pozitiv.

Kushdo që ka këtë grup gjaku, babai i Kristjanës i lutet ta dhurojë për të bijën e tij e cila po lufton me jetën.

Personi i cili dëshiron të dhurojë gjak të kontaktojë në numrin e celularit 0692938596 ose në WhatsApp (+355 68 571 58 45 ).

Share This Article