Avokatet ne Gjirokaster dhe Permet, kane vijuar sot bojkotimin e seancave gjyqesore ne gjykatat e Faktit te Gjirokastres e Permetit, si dhe ne ate administrative dhe te apelit.
Dhoma e Avokatise nje dite me pare shpalli vijimin e bojkotit edhe per kete jave per te gjitha seancat gjyqesore ne Gjirokaster dhe Permet. Sipas avokatit Tahir Novi, javes tjeter pritet te pezullohen dhe seancat e masave te arrestit te cilat deri sot jane zhvilluar normalisht.
Ne Qarkun e Gjirokastres sipas hartes se re pritet te suprimohet Gjykata e Apelit, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Faktit ne Permet.