Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku njoftoi se në bashkëpunim me ARRSH do të nisin ndërprerje e ndriçimin në akset kombëtare për të kursyer energji.
Belinda Balluku: Ndodhem për t’ju informuar lidhur me krizën energjetike, tani kriza është e lidhur me situatën gjeopolitike të Evropës. Kësaj krize i është shtuar problemi i kushteve atmosferike, kaskada ndodhet në moment të vështirë. Importi do të jetë më i madh se prodhimi vendas. Në këtë moment që flasim në Kaskadën e Drinit punojnë vetëm dy agregat, ndërsa kërkesa është 17640 megavat orë. Shifër më e lartë. Jemi të detyruar që të dalim në import. Nesër llogaritet se duhet më shumë. Qeveria ka nisur që të ndërmarrë masa konsumi.
Nafta dhe gazi janë me çmime të larta, ndikojnë tek çmimet në bursë. Do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji elektrike.
Për këtë arsye do të duhet që të kursejmë energji elektrike për të mos patur probleme të mëtejshme sa i përket sasisë dhe jo vetëm çmimit. Qeveria ka vendosur që të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël. Por duhet të kursejmë. Që të mos gjendemi para një situata ku duhet që të bëjmë ndërprerje për qytetarët. Duhet të kursejmë në këto ditë që të kalojmë dhe këtë krizë.