Një aksident tragjik ka ndodhur sot, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën, pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke përfunduar i përplasur me shtyllën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 në Cërrik.
Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi D. C., 17 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




