Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këte te diel, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 44-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 44-vjeçari po ngarkonte disa sende në automjet, por nuk e kishte siguruar me frena dore. Për pasojë makina ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.




