Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, dyshohet se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim.
Sipas burimeve hetimore, ajo është marrë në pyetje nga SPAK 5 ditë më parë, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë. Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, që sipas SPAK janë më shumë se këto.
Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria dyshon për të kundërtën, informon “Shqiptarja”.
Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Posaçme kishte 10 ditë që e kishte dorëzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në Gjykatën e Posaçme, është mbajtur nga gjyqtarja që më pas ka vendosur.
Gjykata ka qenë e kujdesshme në verifikimin e fakteve dhe më pas e ka miratuar këtë kërkesë.
Hyseni duhet të paraqitet në GJKKO brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit, bashkë me persona të tjerë që janë nën masë sigurie dhe të japë më shumë sqarime për çështjet dhe akuzat e ngritura nga SPAK.
Hyseni u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO dhe masë “arrest në shtëpi”, që u ekzekutua mbrëmë pas vetëdorëzimit të saj në Kosovë. Kryeministri Rama e shkarkoi nga Nju Jorku ku ndodhet dhe presidenti Begaj firmosi dekretin e këtij shkarkimi.




