Berisha flet para nisjes për në SHBA: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të premte nga Rinasi për mediat, pak përpara se të nisej në SHBA për një vizitë zyrtare me një agjendë me takime me politikanë amerikanë dhe komunitete shqiparësh.

Berisha ka thënë nga Rinasi se ky sipas tij është udhëtimi i viteve.

Kreu i PD-së në 2021 u shpall nga SHBA “Non Grata” dhe jo më pak se disa kohë më parë, ai ka komunikuar zyrtarisht se e Ngarkuara me Punë në SHBA e ka vendosur në dijeni se mund të udhëtojë në SHBA.

“Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”. – tha Berisha nga Rinasi.

Share This Article