VIDEO/ Policia Rrugore Gjirokastër: Javën e fundit u proceduan 4 shoferë, u gjobitën 1441 të tjerë dhe…

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. 🚔👮‍♂️👮‍♀️

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Gjirokastrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara dhe kalojnë limitin e shpejtësisë, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

📊 Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 24-31.08.2026, janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 18 leje drejtimi.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1441 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 335 masa për parakalime të gabuara;
🏎‍🟀 549 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
🚗 379 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
🛑 18 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
⛔️ 1 masë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
⚠️ 159 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🚓 Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

🚦 Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore. 🤝

📞 Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Article