Futboll/ Miqësorja në Sarandë, ”Luftëtari” serish mund ”Butrintin”, ja rezultati dhe shënuesit…

Jugulajm.net
2 Min Read

”Luftëtari” i Gjirokastrës ka dhënë një tjetër sinjal pozitiv në përgatitjet për sezonin e ri, duke triumfuar bindshëm në transfertë ndaj ”Butrintit” të Sarandës me rezultatin 0-3.

Skuadra gjirokastrite u shfaq më e organizuar dhe më efikase gjatë takimit, duke arritur të shfrytëzojë mundësitë e krijuara përpara portës kundërshtare.

”Luftëtari” e ndërtoi gradualisht fitoren dhe në fund mori një sukses të pastër, që i jep skuadrës besim për vazhdimësinë.

Zani ishte autori i golit të parë për ”Luftëtarin”, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe duke hapur rrugën drejt fitores.

Pas golit të parë gjirokastritët vijuan të luanin me qetësi, ndërsa ”Butrinti” u përpoq të reagonte dhe të rikthehej në lojë.

Megjithatë ”Luftëtari” ishte më konkret në fazën sulmuese dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë.

Ishte Buxaj ai që dërgoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 0-2 dhe duke e bërë më të vështirë detyrën për skuadrën sarandjote.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes ”Butrinti” kërkoi të shkurtonte diferencën, por ”Luftëtari” u mbrojt mirë dhe nuk lejoi që vendasit të gjenin golin.

Goli i tretë erdhi nga Devolli i cili ‘vulosi’ fitoren e ”Luftëtarit” dhe rezultatin përfundimtar 0-3.

Në fund ”Luftëtari” largohet nga Saranda me një fitore të merituar dhe një paraqitje që lë përshtypje pozitive.

Tre gola të shënuar dhe porta e paprekur janë një tregues i mirë për skuadrën gjirokastrite, e cila vijon punën dhe përgatitjet për sezonin e ri.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ”Luftëtari” e mundi me rezultatin e thelle 6-1 ”Butrintin”, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin e Gjirokastrës.

Share This Article