Zjarret përfshijnë zonën pyjore të Mallakastrës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në jug të vendit gjatë orëve të fundit. Flakët kanë përfshirë zonën pyjore të Rribanit në Mallakastër.

Zjarrfikësit po punojnë në terren të vështirë për shuarjen e flakëve. Vatrat e zjarrit janë shpeshtuar në vend gjatë ditëve të fundit.

Ditën e djeshme në fshatin Kostar në Bashkinë e Finiqit flakët përfshinë hektarë të tërë me bimësi dhe iu afruan rrezikshëm zonës së banuar, duke kërcënuar disa banesa.

Në mbështetje të forcave të shërbimit zjarrfikës u angazhuan edhe tre helikopterë. Pas disa ndërhyrjeve nga ajri, rreziku për banesat u vu nën kontroll, të paktën përkohësisht.

Share This Article