Një i moshuar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë ka ndorhur në rrugën “Tish Daija” dhe 79-vjeçari është gjetur me duart e lidhura me kabllo elektrike.
Ka dyshime se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke i lidhur vetë duart.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi 79 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.