Është gjetur trupi i pajetë i një 77-vjeçari në liqenin e Komanit.
Trupi i të moshuarit me iniciale K. Gj., banues në fshatin Buzhalë, u gjet rreth orës 08:40.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 77-vjeçari është mbytur në liqen, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.
“DVP Shkodër Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit, shtetasi K. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftimi i policisë.