Një 45-vjeçar është plagosur me thikë në Korçë paraditen e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.

Sipas të dhënave ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy personave.

Një 70-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë një 45-vjeçar.

Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë debati për një tokë bujqësore.

I dëmtuari u dërgua në Spitalin e Korçës , ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.