Në News24 u diskutua ekzekutimi i familjes shqiptare nga një shtetas grek, i cili u dënua me 4 burgime të përjetshme.
“Çfarë do lloj dënimi që do merrej, plaga jonë nuk do mbyllet kurrë. Por të paktën u vu drejtësia në vend. Prindërit kishin frikë se mos jepej dënim më lehtësuese. Mora babain dhe shkuam në seancën gjyqësore. Nuk di sa ta përshkruaj atë moment. Të shikoje kriminelin që vrau vëllain. Pamje e tij ishte shumë e qetë, ishte ofendues, tallës, dhe nuk shfaqi asnjë lloj pendese. Arsyen nuk e dha, e vetmja gjë që tha ishte banale ‘bënin zhurmë, nuk i duroja dot, më shqetësonin mamanë’. Gjëra absurde. Pjesa që ne na pre është varësja e fëmijëve. E vetmja gjë që tha është se nuk mbante mend se çfarë ka bërë me fëmijët, por nuk u besua nga gjykata. Ai tha që e pranon vendimin dhe donte t’i ktheheshin pas sendet e sekuestruar me motivin se ka fëmijët për të rritur. Nuk prisnim që një nënë të mbështeste të birin kriminel që vrau katër jetë njerëzish (nëna e autorit).
61-vjeçari Sakis Varvaresosdo të vuajë dënimin pa asnjë masë lehtësuese për vrasjen me paramendim të 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.