Trupi i pajetë i një 60-vjeçari është gjetur ditën e sotme në banesën e tij në Pogradec. Mësohet se në trupin e A.T, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Deri më tani dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. T., rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.