Një grua është gjetur e varur në banesën e saj, gjatë paradites së sotme në Pogradec.
Policia njofton se sot rreth orës 11:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në banesë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtyre dy shtetasve.