Një 54-vjeçar është vënë në pranga të enjte, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë një mjek.
Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore të Marikajt në Tifanë.
Sipas asaj që njofton policia lokale, ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
54-vjeçari, banues në Marikaj, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.